Sporti

Interi nuk ka asnjë fitore ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve

05/10/2023 20:48
nga:Mergim Rreci

Milan dhe Inter do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një ndeshje e ‘zjarrtë’ në San Siro, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe dhe një rezultat sa më pozitiv para ndeshjes kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.

Një pritje 18-vjeçare do të përfundojë sonte mbrëma pasi që të dy skuadrat do të ndeshen në një derbi të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2005.

Dy skuadrat janë takuar 4 herë në Ligën e Kampionëve, me Milanin që ka dy fitore dhe dy ndeshje të  tjera kanë përfunduar me barazim.