Sporti

Interi nuk i ndahet Mattias Svanberg, drejtuesit duan transferimin e tij

09/17/2021 21:18
nga:Mergim Rreci

Interi po kërkon mesfushorin suedez të Bolognas, Mattias Svanberg, dhe mund të dalë me një propozim kur tregu i transferimeve të rihapet në janar 2022.

Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari, 22 vjeç  është shumë i kënaqur nga interesi i skuadrës së Interit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai është në negociata për të rinovuar kontratën e tij me klubin që ai ka përfaqësuar që nga viti 2018/19, me kontratën e tij që skadon në vitin 2023.

Do të jetë e vështirë për skuadrën e Interit, por natyrisht që pesha e madhe që ka ky klub mund të ndryshojë mendjen e reprezentuesit suedez.

/GazetaBlic Sport/