Burime të shumta në Itali pohojnë se Interi është i vendosur ta shesë Davide Frattesi-n në janar, por vetëm me një transferim të plotë.
Reprezentuesi italian Frattesi do të largohet nga Nerazzurrët në janar ose më së voni gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton GazetaBlic Sport.
Mediat italiane pretendojnë se Interi ka ndryshuar qëndrimin e tij në lidhje me ish-lojtarin e Sassuolos, i cili nuk ishte në shitje verën e kaluar, por tani është i lirë të largohet nëse gjendet një klub që është i gatshëm të paguajë të paktën 30 milionë euro.
Tuttosport raportoi javën e kaluar se agjenti i mesfushorit, Beppe Rizzo, ishte takuar me Juventusin, me burimet që konfirmuan se Bianconerët ishin të interesuar për 26-vjeçarin.
/GazetaBlic Sport/


