Sporti

Interi ndalet nga skuadra e parafundit e Serie A

02/13/2023 22:45
nga:E K

Pas fitores në derbi ndaj Milanit, Interi është ndalur në barazim.

Zikaltërit kanë barazuar pa gola si mysafir i Sampdorias në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A.

Përkundër dominimit në fushë, të besuarit e Inzaghit nuk e gjetën golin.

Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 15 më pak se Napoli dhe tri pikë më shumë se Atalanta, Roma dhe Milani.