Sporti

Interi mund të festojë titullin në derbin me Milanin

03/03/2024 23:23
nga:Lorik J

Për momentin diferenca nga ndjekësit e Juventusit është 12 pikë, por Interi ka një ndeshje për të luajtur në mbrëmjen e nesërme dhe ka shansin e artë për ta thelluar diferencën në 15 pikë.

Sipas një projeksioni, nëse zikaltërit nuk do të ndalen me fitoret e tyre, titulli kampion mund të fitohet në derbin me Milanin.

Pas atij takimi do të zhvillohen edhe pesë takime të tjera për t’u mbyllur kampionati në Serinë A dhe ka shumë mundësi që Interi jo vetëm që t’i mjaftojë fitorja me Milanin, por ndoshta edhe një barazim mund t’i mjaftojë për të festuar para syve të armiqve historik. Vlen të theksohet fakti se dueli mes Milanit dhe Interit është planifikuar të zhvillohet më 21 prill.