Sporti

Interi Miami ka arritur në Arabinë Saudite, na pret super përballja mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos

01/26/2024 13:10
nga:Mergim Rreci

Inter Miami mbërriti në Arabinë Saudite këtë të enjte, ku do të vazhdojë turneun parasezonal, i cili do të përfshijë një ndeshje kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

Skuadra do të përballet me Al-Hilal, më 29, dhe me Al-Nassr, më 1 shkurt, një lojë tashmë e kategorizuar si “the last dance” mes dy lojtarëve që dominuan 20 vitet e fundit të futbollit, Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, përcjell GazetaBlic Sport.

Delegacioni mbërriti i lodhur pas një udhëtimi 12 orësh dhe u prit në aeroport nga një saksofoniste, lule dhe ushqime.

Inter Miami pastaj shkon më tej në Lindje dhe përballet me një përzierje lojtarësh nga Hong Kongu, në datën 4, dhe Vissel Kobe, në Japoni, në datën 7. Ndeshja e fundit është kundër Newell’s Old Boys, klubi që zbuloi Messin, në 15 shkurt.