Interi konfirmon se Alessandro Bastoni ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, italiani mund të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin javën e ardhshme.
Bastoni u detyrua të dilte nga fusha në pjesën e parë të fitores 2-0 të Interit kundër Romës mbrëmë dhe Interi ka konfirmuar se 22-vjeçari pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.
“Alessandro Bastoni u detyrua të largohej në fitoren 2-0 të Interit ndaj Romës dhe këtë mëngjes iu nënshtrua testeve që kanë konfirmuar se ai ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë”, thuhet në deklaratën e Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Bastoni u dënua me dy ndeshje në Serie A, kështu që ai do të humbiste gjithsesi ndeshjen e ardhshme kundër Napolit në stadiumin “Maradona”.
Sidoqoftë, Nerazzurrët kanë një tjetër ndeshje vendimtare kundër Liverpoolit javën e ardhshme dhe ka dyshime nëse Bastoni mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të raundit të 16-të të Champions League në Stadio Giuseppe Meazza më 16 shkurt.
/GazetaBlic Sport/


