Ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.
Neruazzurët kanë triumfuar me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Edin Dzeko dhe Mikhtaryan shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke siguruar një rezultat shumë pozitiv në ‘San Siro’.
Skuadra e Milanit nuk ka treguar asgjë gjatë pjesës së parë, por që kishte disa raste të mira në pjesën e dytë, të cilat nuk i shfrytëzoi dhe në fund mori një humbje që mund ta lë jashtë finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kthyese zhvillohet me 16 maj.
/GazetaBlic Sport/


