Interi u ka kërkuar tifozëve që të festojnë me përgjegjësi titullin duke respektuar të gjitha dispozitat në fuqi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mbi 30,000 tifozë të Interit festuan Scudetto në rrugët e Milanos të dielën e kaluar, duke shkaktuar polemikë për thyerjen e kufizimeve të COVID, përcjell GazetaBlic.
Agjencia e lajmeve ANSA raporton që Inter u ka dërguar një shënim tifozëve përpara ndeshjes kundër Sampdoria të shtunën, duke u kërkuar atyre të ndjekin rregullat.
“Interi fton tifozët të festojnë me përgjegjësi fitoren e Scudetto-s së 19-të, duke respektuar të gjitha dispozitat në fuqi për të luftuar pandeminë COVID-19,” tha letra.
“E kuptojmë mirë gjendjen emocionale dhe atë të rëndësisë së momentit, por shmangia e krijimit të mbledhjeve dhe situatave të rrezikshme për shëndetin e dikujt dhe të tjerët mbetet e një rëndësie parësore për të shmangur ngjitjen dhe për të shijuar më mirë këtë moment të veçantë” thuhet në mesazhin në fjalë.
/GazetaBlic/


