Sporti

Interi kundër Juves në Superkupë me një fanellë të re

12/28/2021 23:17
nga:Lorik J

“Kjo është uniforma që lojtarët tanë do të veshin në finalen e Superkupës”, me këtë mbishkrim Interi ka bërë të ditur fanellën e re që do të veshin zikaltërit më 12 janar për Superkupën e Italisë kundër Juves në San Siro.

Përpara përballjes ballë për ballë me Allegrin, Inzaghi do të përballet me Bolonjën në ndeshjen e parë të vitit 2022 (6 janar) dhe më pas Lazion (9).