Sporti

Interi konfirmon kthimin e Romelu Lukakut

06/27/2022 23:45
nga:Lorik J

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar transferimin e Romelu Lukakut.

Lukaku do të kthehet te Interi në huazim për 8 milionë euro.

“Lukaku? Dua të falënderoj drejtorët tanë Ausilio dhe Baccin, ne kemi bërë shumë punë – tani është koha për të përfunduar negociatat”, është shprehur Marotta.

Lukaku do të jetë në Itali këtë javë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Interin.

Një vit më parë, Lukaku u transferua te Chelsea për 115 milionë euro.