Sporti

Interi kërkon zëvendësim për Skriniar, interesohet për mbrojtësit e Premierligës

01/30/2023 12:03
nga:Lorik J

Interi është në kërkim të një mbrojtësi që e zëvendëson Skriniar.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët po shikojnë mbi të gjitha në Premier League dhe vlerësojnë tre emra në veçanti. Më i përshtatshmi, për karakteristikat teknike është Trevoh Chalobah i Chelsea.

Inter e kishte ndjekur tashmë verën e kaluar, por situata ka ndryshuar: ai luan sot dhe për këtë arsye nuk ka gjasa që ai të vendosë të largohet.

Dy opsionet e tjera janë Victor Lindelof i Manchester United, të cilin Interi e ka kërkuar tashmë si huazim dhe Thilo Kehrer i West Ham, i cili u ishte ofruar Nerazzurrëve para ca kohësh.

/GazetaBlic Sport