Interi ka rënë dakord për kushtet personale me anësorin e Olympique Marseille, Luis Enrique, i cili do të nënshkruajë një kontratë me Nerazzurri deri në qershor 2030.
“Footmercato” pretendon se gjigantët italianë kanë arritur marrëveshje me brazilianin, duke mposhtur konkurrencën e Bayern Munichut.
Klubi i Milanit është në negociata me Olympique Marseille për blerjen e lojtarit, pasi tashmë ka bërë një ofertë me vlerë 24 milionë euro plus 4 milionë të tjera bonuse.
Interi shpreson të përdorë Luis Enrique në Kupën e Botës për Klube, e cila fillon në mes të qershorit.
Braziliani 23-vjeçar ka shënuar 9 herë këtë sezon dhe ka shtuar 8 asistime në 32 ndeshje për OM. Ai luan kryesisht në krahun e djathtë, por gjithashtu mund të zhvendoset në të majtë kur është e nevojshme.
/GazetaBlic Sport