Drejtuesit e Interit po kërkojnë të zgjasin bashkëpunimin me Federico Dimarco për tre vjet të tjera.
Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar italian ka luajtur për Nerazzurrët që nga viti 2021, kur u transferua nga Verona, dhe që atëherë ka qenë një anëtar kyç i formacionit titullar.
Sipas mediumit, “Calciomercato”, menaxheri i tij ka propozime specifike nga Anglia dhe për këtë arsye drejtuesit e ekipit të Milanos po nxitojnë ta “lidhin” atë me një kontratë të re.
/GazetaBlic Sport


