Interi po përgatit një revolucion në vijën e sulmit. Portali “Goal.com” bën të ditur se Inter ka nxjerr në shitje dy lojtarë.
“Nerazzurrët” janë aktivë në merkato. Klubi dëshiron të sjellë Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku. Argjentinasi mund të shkojë në Stadio Giuseppe Meazza me transferim të lirë. Kontrata e tij me Juventusin nuk u vazhdua. Interi ka disa javë që po negocion me agjentët e Dybala.
Ekipi i Inzaghit po punon edhe për të sjellë Romelu Lukakun. Një vit më parë, belgu u largua nga kryeqyteti i Lombardisë për të shkuar te Chelsea për 115 milionë euro.
Bomberi ishte zhdukur plotësisht pas lëvizjes së tij në Stamford Bridge. Tani “Blutë” po mendojnë ta huazojnë te Interi.
Italianët tashmë po përgatisin një vend në sulm për Lukakun dhe Dybala. Gazetarët e Goal.com raportojnë se Interi synon të shesë Edin Dżeko dhe Alexis Sanchez.
Sezonin e kaluar, kiliani kaloi vetëm 1346 minuta në fushë. Megjithatë, ai arriti të shënojë nëntë gola dhe pesë asistime. Sulmuesi boshnjak ishte shumë më mirë, duke i përfunduar ndeshjet me 17 gola dhe dhjetë asistime. Kontratat e Dzekos dhe Sanchez janë të vlefshme deri në mesin e vitit 2023, por ata do të largohen nga Milani në këtë merkato. Drejtuesit duan që Lukaku, Dybala dhe Lautaro Martinez të luajnë në sulm.
/GazetaBlic Sport


