Ka përfunduar ndeshja mes Bolognas dhe Interit.
“Neruazzurët” janë mposhtur me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, zikaltërit u shokuan teksa pësuan golin e dytë të cilën nuk mundën ta barazonin.
Sansone përfitoi në maksimum nga gafa e portierit Radu, një gafë e cila ishte për të vënë duart në kokë dhe që mund t’i kushtojë shumë Interit në këtë sezon.
Tashmë, Inter e sheh veten dy pikë larg Milanit kryesues dhe gara e titullit nuk është më në duart e tyre.


