Sporti

Interi është i hapur për të shitur De Vrij – Barcelona interesohet për mbrojtësin

12/30/2025 13:04
nga:Lorik J

Sipas Mundo Deportivo, Interi është i hapur për të shitur Stefan de Vrij në afatin kalimtar të janarit nëse nënshkruan një qendërmbrojtës të ri.

Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në fund të sezonit.

33-vjeçari është shfaqur si një objektiv afatshkurtër për Barcelonën për të forcuar mbrojtjen e tyre në afatin kalimtar të dimrit.

Interi ka identifikuar Mario Gila të Lazios dhe Tarik Muharemovic të Sassuolo-s si objektiva të mundshëm, gjë që mund të hapë derën për largimin e De Vrij.

Lojtari holandez po kërkon kohë të rregullt loje për të siguruar një vend në kombëtare për Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport