Interi u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi mposhti Torinon me rezultatin 2-1. Ndeshja u luajt në stadiumin U-Power në Monza për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të zhvillohen në Giuseppe Meazza më 6 shkurt.
Nerazzurrët kaluan në epërsi në minutën e 35-të. Isiaka Kamate krosoi nga krahu i djathtë, teksa Bonny mposhti Palearin dhe shënoi me kokë.
Tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Interi dyfishoi epërsinë. Marcus Thuram shpërtheu në zonën e penalltisë dhe ia pasoi topin Andy Diouf, i cili realizoi gol.
Torino e ngushtoi diferencën. Një krosim nga krahu i djathtë u devijua dhe Sandro Kulenovic reagoi më së miri dhe e mposhti Martinezin.
Në fund të ndeshjes, Torino u përpoq ta çonte ndeshjen në kohën shtesë, por nuk ia doli.
/GazetaBlic Sport

