Skuadra e Interit e ka fituar Kupën e Italisë.
‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 2 me 1 ndaj skuadrës së Fiorentinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Gonzalez shënoi në minutën e 3-të për epërsinë e ekipit nga Firenca, por me dy golat e Lautaro Martinez, Interi e përmbysi rezultatin dhe arriti ta fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.
Kujtojmë që Interi ka mundësi edhe për një trofe tjetër, pasi që do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
/GazetaBlic Sport/


