Sporti

Interi e përfundon gjysmën e punës, fiton ndaj Feyenoordit në udhëtim

03/05/2025 20:39
nga:Lorik J

Skuadra e Interit ka triumfuar ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të Champions League.

Ekipi italian doli nga Roterdami me një fitore të madhe me rezultatin 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me avantazhin minimal të italianëve 0-1, me golin e shënuar nga Marcus Thuram.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez realizoi për 0-2. Vlen të ceket se Zielinski humbi penalltinë, duke mos arritur ta thellonte avantazhin.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në San Siro një javë më vonë.

/GazetaBlic Sport