Interi, finalisti i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, dëshiron të vazhdojë kontratën me një prej yjeve të tij, Nicolo Barella.
Reprezentuesi italian u kërkua nga klubet e Premier League verën e kaluar dhe ishte pranë një largimi, gjë që nuk u realizua kurrë, por ka aktivizuar dritën e kuqe në Giuseppe Meazza.
Ndaj tani Interi kërkon të zgjasë kontratën e lojtarit për të shmangur mundësinë e largimit të tij pa para ose për një transferim të vogël.
Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2026 dhe Interi shpreson ta zgjasë edhe për 2 sezone të tjera, duke e rritur pagën e tij me 5-6 milionë në vit, sipas botimit italian “La Gazzetta Dello Sport”.
Barella është një lojtar kyç për Simone Inzaghi, pasi ka bërë tashmë 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


