Emocionet e Kupës së Botës janë tërësisht të ndryshme për tifozët anë e mbanë botës.
Shumë fansa nga gjithë globi kanë zbarkuar në Katar për të përkrahur kombëtaret e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen e sotme mes Senegalit dhe Holandës interesimi ishte aq i madh sa që stadiumi ishte i vogël për të gjithë.
Në stadiumin me 40 mijë ulëse, raportohet se ishin të pranishëm 41,721, plot 1 mijë e 721 persona më shumë.
Kujtojmë se ndeshja mes Holandës dhe Senegalit u mbyll me fitoren e “Tulipanëve” me rezultat 2 me 0 me golat e shënuar nga Gakpo dhe Klaassen.
/GazetaBlic Sport/