Sporti

Interesim i madh për sfidën Bayern-Leverkusen, mbi 350 mijë kërkesa për bileta

09/25/2024 19:34
nga:Mergim Rreci

Kampionati gjerman ka njohur rritje së fundmi, jo vetëm në nivelin e lojës, por edhe në aspektin financiar.

Nga Reali te Torino, njihuni me 17 ekipet ende pa humbje në 5 ligat kryesore
Më 28 shtator është e programuar ndeshja mes Bayern Munich dhe Leverkusen, sfidë kjo që po pritet me interes të madh nga tifozët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, interesimi për këtë takim që do luhet në Allianz Arena (Munich) është i jashtëzakonshëm. Në fakt, për këtë ndeshje, ka patur mbi 351 mijë kërkesa për bileta.

Natyrisht, jo të gjithë këta mbështetës do jenë në stadium, pasi bëhet fjalë për një stadium me kapacitet prej 75 mijë vendesh.