Sporti

Interesim i madh për ndeshjen mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, shiten të gjita biltetat

03/05/2022 09:52
nga:Mergim Rreci

Italia ka shitur tashmë 26,000 biletat për play-offin e Kupës së Botës 2022 kundër Maqedonisë së Veriut, që do të luhet në Stadio Barbera të Palermos më 24 mars.

Fituesi i kësaj loje do të përballet me Portugalinë ose Turqinë në finalen e play-off-it, më pas fituesi i finales do të kualifikohet në Kupën e Botës në Katar në nëntor, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është hera e parë që Italia luan në Palermo pas fitores 9-1 ndaj Armenisë në nëntor 2019.

Azzurri luajti me Maqedoninë e Veriut në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Ata fituan 3-2 në Shkup dhe barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë në Torino.

Rekordi i Italisë në Palermo është 13 fitore, duke përfshirë gjashtë të fundit radhazi, një barazim dhe vetëm një humbje.

/GazetaBlic Sport/