Sporti

Interesim i madh, Drita shet rreth nëntë mijë bileta për ndeshjen me Antwerpin

07/27/2022 23:28
nga:L J

Drita dhe Antwerp do të përballen nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën baras 0-0 në Belgjikë.

Tanimë dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë duel shumë të rëndësishëm, si për ekipin kosovar ashtu edhe atë belg.

Se është interesim i jashtëzakonshëm për ta parë nga afër këtë sfidë tregon fakti që numër i madh i biletave janë shitur edhe sot.

Gjithnjë sipas burimeve të Gazetës Olle, ka shkuar rreth nëntë mijë numri i biletave që janë shitur kur kanë mbetur më pak se 24 orë para fillimit të ndeshjes.

Sektori i veriut ku janë Intelektualët të pranishëm është shitur i gjithi dhe njëjtë është edhe në lindje ku nuk ka më bileta në shitje.

Numër jashtëzakonisht i madh i biletave është shitur edhe në perëndim, derisa në zonën VIP nuk ka më vende të lira.

Sigurisht që Drita pritet t’i nxjerr në shitje edhe biletat për në sektorin e jugut duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për ta parë këtë ndeshje.

Biletat do të shitën edhe ditën e lojës (e enjte) si në qytetin e Gjilanit ashtu edhe në Prishtinë, pasi ka interesim të madh nga dashamirë të futbollit nga tjera qytete të Kosovës për ta parë duelin mes Dritës dhe Antwerpit.