Nesër na pret një ndeshje fantastike në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Milanit luan të gjitha shanset për një kualifikim tutje në kompeticionin më të madh evropian të futboll, por përball ka një skuadër fantastike si Liverpooli, shkruan GazetaBlic Sport.
Milan dhe Liverpool takohen nesër me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Championsit.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin legjendar të Milanit, “San Siro”.
Sipas gazetarëve italianë, ky ballafaqim ka tërhequr interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët. Në stadium do të jenë 57 mijë tifozë (aq sa janë të lejuar), 13 mijë prej tyre do të vijnë nga jashtë Italia, teksa në stadiumin mitik do të ketë njerëz nga 100 shtete.
/GazetaBlic Sport
Attesi 57 mila tifosi per #MilanLiverpool, 13 mila dall'estero, 100 Paesi collegati #ChampionsLeague
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) December 6, 2021


