Galatasaray ka shitur më shumë se 40 mijë bileta para derbit me Besiktasin. Ky numër pritet të kalojë 45 mijë deri në pak orë para ndeshjes.
Galatasaray do të presë Besiktasin në javën e 29-të të Superligës turke. Tifozët e skuadrës verdhekuqe tregojnë interes të madh para derbit, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, vlerësohet se rekordi i tifozëve për këtë sezon do të thyhet në ndeshjen Galatasaray – Barcelona. Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.
Derbi i madh mes Galatasaray dhe Besiktas do të zhvillohet sonte nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport


