Kombëtarja e Shqipërisë nesër takohet me Poloninë në “Air Albania”.
Shqipëria dhe Polonia nesër takohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Interesimi për ta përcjellur nga afër është tepër i madh nga shqiptarët anëembanë, teksa pothuajse të gjitha tifozeritë shqiptare do të jenë prezent nesër në “Air Albania” për ta motivuar kombëtaren e Edy Rejas.
Tifozët nga Kosova, “Xhebrailat” do të udhëtojnë drejtë Shqipërisë në mënyrë të organizuar për këtë ballafaqim, ka konfirmuar Korab Elshani, kryetari i tifozëve nga Suhareka.
“Intereimi për ta përcjellë këtë ndeshja ka qenë shumë i madh, mirëpo ne do të udhëtojmë me 50 persona drejtë Tiranës. 50 tifozë “Xhebraila” do të jenë prezent në stadium për ta përkrahur Shqipërinë nën ombrellën e Tifozave Kuq e Zi”, tha Korab Elshani në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’.
Vlen të theksohet se 22 mijë bileta janë shitur për këtë sfidë dhe stadiumi do të jetë i stërmbushur.
/GazetaBlic Sport


