Sporti

Interesante: Momenti kur Blatter i kishte thënë Fadil Vokrrit që s’ke nevojë të prezantohesh: Të njoh, të kam parë duke luajtur kur ke shënuar dy gola!

05/07/2021 20:41
nga:Mergim Rreci

Sepp Blatter, ish kryetari i FIFA’s kishte marrëdhënie të mira me Fadil Vokrrin.

Gramoz Vokrri, djali i Fadil Vokrri zbulon se si në një takim në zyret e FIFA’s, Blatter ia kishte kujtuar Fadil Vokrrit një ndeshje kur ish futbollisti kosovar kishte realizuar dy gola dhe kishte pasur një paraqitje fantastike, shkruan GazetaBlic.

“Kur ishim në selinë e FIFA’s në Cyrih, babai im u prezantua duke thënë: ‘Unë jam Fadil Vokrri’, por zotëri Blatter ia ndaloi fjalën duke i thënë: ‘Zotëri Vokrri, në ndeshjen me Ish Jugosllavinë kur i ke shënuar dy gola ndaj Irlandës kam qenë vëzhgues i asaj ndeshje për UEFA’n”, tha fillimisht Gramoz Vokrri për “BlicInterview”

“Natyrisht që aty u relaksua muhabeti në atë moment, poashtu edhe me Platinin ka qenë një muhabet si futbollistë, s’ka pas diçka të tensionuar”, vazhdoi Vokrri.

“Ne si popull ndoshta e kemi krijuar një bindje ndoshta të gabuar për Platinin, shkaku i ndeshjes Serbi – Shqipëri, puna e dronit, por Platini ka qenë një përkrahës i madh i pranimit të Kosovës në UEFA, pavarësisht që ai kishte mënyrën e tij të komunikimit me masën. Ishte i urtë në atë moment. Ka qenë pro Kosovës pas këtyre takimeve që i kemi zhvilluar, gjuha e futbollit i ndihmoi shumë këtij procesi, pasi ndryshe është kur flasin dy sportista mes vete, ndryshe kur flasin dy invida të niveleve të larta ndoshta edhe në politikë, por në këtë moment ka qenë muhabet i relaksum”, përfundoi Gramoz Vokrri.

/GazetaBlic Sport