Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka shpalosur detaje nga jeta e tij në një intervistë ndryshe.
I ftuar në “Pasdite n’shesh”, Rama u pyet nga gazetarja nga çka frikësohet më së shumti, pasi edhe natyra e emisionit ishte e tillë, përcjell GazetaBlic.
Ai duke u qeshur tha: “Një shok i imi bën shpesh shaka duke thënë se frikësohem që mos t’më mbes ndokush në duar”, por gjithmonë duke qeshur e duke përsëritur se e thotë për shaka.
Gjatë fushatës Rama ishte vlerësuar goxha për stilin e tij prej urbanisti.
Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor
/GazetaBlic/