Finalja e Kupës së Greqisë më 20 ose 21 maj mund të luhet në tokën angleze, ku Greqia ka një element të fortë mërgimi.
Në fakt, presidenti i Federatës Greke, Takis Baltakos tashmë ka kontaktuar me federatën angleze, ku është informuar se stadiumet e Chelsea (Stamford Bridge), Arsenal (Emirates) dhe Crystal Palace (Selhurst Park) konsiderohen të disponueshme për datat specifike.
Mediumi grek, SDNA kontaktoi kryetarin dhe bashkëpronarin e Crystal Palace, Steve Parish, i cili nuk ishte informuar për këtë çështje, por ishte pro në lidhje me mbajtjen e finales në terrenin historik të klubit londinez.
“Tingëllon emocionuese, është një mundësi interesante dhe do të ishim të kënaqur nëse kjo do të ndodhte, ia vlen të shikohet”, ka thënë ai.
/GazetaBlic Sport


