Portali nga Katari, Al Raya pretendon se trajneri kroat Zlatko Dalic ka arritur marrëveshje me kombëtaren e Katarit.
Burimi i përmendur pohon se Dalic do të zëvendësojë trajnerin aktual Felix Sanchez Lopez dhe do të fillojë menjëherë punën, pasi kombëtarja e Katarit këtë muaj e pret Kupën e Gjirit, e cila po luhet në Kuvajt.
Dalic ka kontratë me Kroacinë deri në verën e vitit 2026 dhe është planifikuar të udhëheqë kombëtaren në finalet e Ligës së Kombeve, kualifikueset për Botërorin 2026 dhe vetë Kupën e Botës në Amerikën e Veriut, nëse Kroacia e siguron atë. Katari pretendon se gjithçka është rënë dakord dhe se e gjithë marrëveshja do të shpallet së shpejti.
/GazetaBlic Sport