Sporti

Interesante: Barcelona pranoi dy gola të ngjashëm për 5 ditë, PSG dhe Real Madrid me aksion identik!

04/22/2024 09:12
nga:Lorik J

Real Madrid ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3:2 dje dhe ka hedhur ndoshta një hap vendimtar në garën për titull në kampionatin spanjoll.

Gjashtë xhiro para fundit të sezonit, gjigantët madrilen kanë 11 pikë më shumë se rivali i tyre më i madh dhe absolutisht gjithçka është në duart e tyre për të fituar titullin e 36-të të kampionatit spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, ajo që bie në sy nga ky takim dhe ai i Barçës ndaj PSG’së në mesjavë është mënyra se si pranojnë golat, në mënyrë pothuajse identike.

Lojtarët e Barcelonës nuk kanë mësuar diçka nga ndeshja e kaluar, në të cilën humbën nga Paris Saint-Germain, dhe më pas i thanë lamtumirë Ligës së Kampionëve. Në minutën e 40-të të asaj ndeshjeje, Dembele realizoi pas asistimit të Barcolas në ana e djathtë.

I njejti aksion është kopjuar dje nga Reali. Rolin e Barcola-s e mori Vinicius Junior, dhe rolin e Dembeles e mori Lucas Vazquez, i cili hyri në zonën e penalltisë pothuajse në të njëjtin vend me ish-anësorin e Barcelonës dhe shënoi pothuajse nga i njëjti vend në të njëjtën anë.

Ja pamjet interesante: