Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar raportin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Canajt, kur interesat personale vihen mbi ato institucionale, tensionet dhe përplasjet mes zyrtarëve janë të pashmangshme. Ai shtoi se në këtë rast, Osmani ka larguar Kurtin nga zyra, duke theksuar se kjo tregon përplasjet personale brenda institucioneve.
“Kur janë interesat personale dhe kur mllefosen, njoni e qet tjetrin prej zyres. Osmani e ka qit Kurtin, po pra,” tha Canaj.


