Serie A vjen sot me tri ndeshje, atje ku në fushë zbresin Interi dhe Juventusi.
“Neruazzurët” do të pëballen me skuadrën e Veronas, në një takim që pritet të jetë shumë i luftuar nga të dyja skuadrat, shkruan GazetaBlic Sport.
Interi është në ndjekje të titullit të dytë kampion radhazi, andaj sot është i “detyruar” për fitore. Ky takim luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 18:00.
Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.
Inter: Handanovic; De Vrij, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Dzeko.
Hellas Verona: Montipo; Casale, Gunter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Caprari, Bessa; Simeone.
/GazetaBlic Sport/


