Sporti

Inter vazhdon bashkëpunimin me dy yjet kryesore të ekipit

05/31/2024 19:39
nga:E K

Interi ka filluar punën për sezonin e ardhshëm.

Skuadra zikaltër nga Milano ka vazhduar kontratat e dy yjeve kryesore të ekipit, për ta pasur kokën më të ‘qetë’ sezonin e ardhshëm.

Fillimisht, Interi është pajtuar me kushtet e kontratës së re me sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë deri më qershor të vitit 2029, me pagën vjetore që shkon deri në shifrën e 9 milionë eurove.

Deri më 2029, kontratë ka nënshkruar edhe Nicolo Barella, i cili po ashtu ka fituar rritje page.

Interi ka nënshkruar edhe me dy prurje të reja, siç janë Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski, të cilët vijnë me parametra zero.

Sezonin e kaluar, “Neroazzurët” përmbyllin sezonin në vendin e parë në tabelën e Serie A.