Sporti

Inter triumfon ndaj Lecces së Ylber Ramadanit

12/23/2023 19:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Interit ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.

‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 2 me 0 ndaj Lecces, shkruan GazetaBlic Sport.

Bisseck dhe Barella shënuan golat e fitores ndaj skuadrës së Ylber Ramadanit.

Mesfushori shqiptar kishte një paraqitje solide në këtë takim, duke marrë në konsideratë edhe faktin që luajti kundër pretendentit kryesor për titullin kampion.

Në këtë takim, Kristjan Asllani kishte poashtu disa minuta, madje rrezikoi njëherë seriozisht portën.

Interi tashmë renditet në vendin e parë me 44 pikë, kurse Lecce në pozitën e 12-të me 20 pikë.

/GazetaBlic Sport/