Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë fillojnë sonte në “Stadio Meazza”, me Interin që pret Romën e Mourinhos.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Interi vjen në këtë takim pas një humbje tronditëse nga Milani në derbi, kurse Roma pas një barazimi me Genoan.
Roma dhe Interi kanë fituar nga katër ndeshje secila në 13 ndeshjet e tyre direkte të fundit në “Stadio Meazza” në të gjitha garat, duke regjistruar edhe pesë barazime.
Roma është skuadra me më shumë gola të shënuar në 15 minutat e fundit të pjesës së parë në Serie A (13), por nuk ka arritur të mposhtë Interin në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.
Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sanchez, Lautaro.
Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Oliveira, Vina; Mkhitaryan; Zaniolo, Abraham.
/GazetaBlic Sport/


