Sporti

Inter refuzon ofertën e fundit të PSG’së, duan ta mbajnë Skriniar deri në verë

01/31/2023 09:15
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së po tenton që të rrëmbejë Skriniar nga Interi në këtë merkato.

Transferimi i tij në Francë është çështje e mbyllur për në verë, por drejtuesit francezë e duan atë në këtë merkato, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG i ofroi 8 milion euro + 2 milionë bonuse, Interit për Milan Skriniar.

Klubi italian refuzoi, pasi dëshiron ta mbajë lojtarin deri në qershor.

/GazetaBlic Sport