Sporti

Inter – Real Sociedad, formacionet e mundshme

12/12/2023 10:21
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez, Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni pritet të jenë në pankinë kundër Real Sociedad sonte, ndërsa Juan Cuadrado do të zëvendësojë Denzel Dumfries në krahun e djathtë, në ndeshjen që vlen për Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët tashmë janë kualifikuar në raundin e 16-të, por duhet të mposhtin sonte skuadrën spanjolle për të fituar grupin e tyre. Benjamin Pavard, Stefan de Vrij dhe Dumfries janë të lënduar dhe Simone Inzaghi pritet të bëjë disa ndryshime, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje fillon në ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Carlos Augusto; Cuadrado, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Sanchez, Thuram.

Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Traoré, Zubeldia, Le Normand, Tierney; Marin, Zubimendi, Merino; Kubo, Sadiq, Barrenetxea.

/GazetaBlic Sport/