Sipas La Gazzetta dello Sport, PSG është gati të paraqesë një ofertë të re për Milan Skriniar, ndërsa Chelsea nuk është i gatshëm të plotësojë çmimin e kërkuar të Interit.
Reprezentuesi sllovak është lidhur me një lëvizje në Francë gjatë gjithë verës, por të dy klubet ende nuk kanë shtrënguar duart për tarifën e transferimit të mbrojtësit, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjigantët e Serisë A kanë nevojë për një shitje me para të mëdha për të balancuar financat, por kanë refuzuar të gjitha ofertat nga Franca. Propozimi i fundit i PSG-së ishte 60 milionë euro plus shtesa të ndryshme. Kjo ende nuk mjafton për Nerazzurrët, të cilët kërkojnë të paktën 70 milionë euro për mbrojtësin e tyre.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Interit janë informuar se PSG së shpejti mund të bëjë një ofertë të re për Skriniar, ndërsa Chelsea nuk është më në garë dhe po kërkon objektiva më të lirë.
Sipas raportit, nëse Interi e shet Skriniar, ata do të përpiqeshin të merrnin Francesco Acerbi nga Lazio ose Manuel Akanji nga Borussia Dortmund. Ky i fundit nuk është më pjesë e planeve të gjigantëve të Bundesligës pasi nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij që skadon në vitin 2023.
27-vjeçari thuhet se është në dispozicion për 20 milionë euro, por çmimi i tij do të ulet para fundit të afatit kalimtar.
/GazetaBlic Sport/


