Sipas Sky Sport Italia, Interi do të ofrojë 30 milionë euro për të nënshkruar me Joaquin Correa dhe dëshiron të mbyllë marrëveshjen në dy ose tre ditë, përndryshe, ata do të kërkojnë diku tjetër.
Kampionët e Serie A tashmë kanë nënshkruar me Edin Dzeko për të zëvendësuar Romelu Lukaku, por Simone Inzaghi së shpejti mund të mirëpresë një sulmues të ri në Stadio Giuseppe Meazza, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sport Italia, “Nerazzurët” janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas i cili gjithashtu ishte i lidhur me Arsenalin në fillim të kësaj vere.
Oferta mund të mos jetë e mjaftueshme për Lazion pasi ata po kërkojn 40 milionë euro për të shitur 27-vjeçarin.
/GazetaBlic Sport/


