Sporti

Inter përmirëson ofertën, agjenti i Perisic lë derën hapur

05/23/2022 18:58
nga:E K

Ivan Perisic e ka ende të paqartë të ardhmen e tij.

Agjenti i Ivan Perisic ka siguruar një ofertë të përmirësuar nga skuadra e Inter, për të ardhmen e klientit të tij.

Rinovimi i Inter me Perisic nuk ka ndodhur akoma. Lojtari gëzon vëmendje të madhe nga Premier League, me Tottenham dhe Chelsea që e duan në radhët e veta.

Kontrata aktuale e Perisic me Inter skadon më 30 qershor. Nëse një marrëveshje me Inter nuk arrihet deri atëherë, lojtari mund të largohet si lojtar i lirë.

Thuhet se nga një pagë prej 4 milionë euro që i ofronin në fillim, Inter ka çuar ofertën në 4.5 milionë euro + bonuse që do të kapnin totalin e 6 milionë eurove.

Situatën e lojtarit është duke e monitoruar edhe skuadra e Juventus.