Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët më në formë të Interit dhe klubi është i prirur t’i ofrojë atij një kontratë të re.
Mesfushori turk 28-vjeçar luajti një rol vendimtar në fitoren 1-0 të Nerazzurrëve në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës të martën, duke shënuar golin e fitores në minutat e fundit të pjesës së parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Calhanoglu ka pasur një fillim të mirë të sezonit pavarësisht fillimit të dobët të Interit.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, agjenti i Calhanoglu do të ulet për negociata për kontratën me Interin gjatë pushimit të Kupës së Botës, që fillon muajin e ardhshëm.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit skadon në vitin 2024, duke i dhënë kohë klubit, por qëllimi është të vendoset në letër në një moment përpara sezonit 2023-24.
/GazetaBlic Sport/


