Sporti

Inter – Pavard, këto janë detajet e fundit në lidhje me transferimin e tij

08/22/2023 10:34
nga:Mergim Rreci

Interi ka arritur marrëveshje me Bayernin për nënshkrimin e mbrojtësit francez Benjamin Pavard, për 30 milionë euro plus 2 bonuse.

Marrëveshja do të zyrtarizohet vetëm kur gjermanët të sigurojnë një zëvendësim për të, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëse marrëveshja konfirmohet, do të jetë eksperienca e parë në futbollin italian për lojtarin 27-vjeçar, i stërvitur në Lille dhe i transferuar në Bundesligë, fillimisht për të luajtur në Stuttgart (2016-2019), më pas për të kaluar te Bayern (që nga 2019).