Sporti

Inter nuk ndalet, gati të transferojë sulmuesin që po shkëlqen në Serie A

03/28/2024 11:39
nga:Lorik J

Interi është shumë pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit të Genoas, Albert Gudmundsson, raporton “Gazzetta dello Sport”.

26-vjeçari islandez ka shkëlqyer këtë sezon për Genoan dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Gazzetta dello Sport raporton se Gudmundsson dëshiron të qëndrojë në Itali dhe tashmë ka arritur një marrëveshje me Interin, me Genoa që kërkon 30 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Dy klubet janë në kushte të shkëlqyera, dhe Nerazzurrët janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për nënshkrimin e sulmuesit.

/GazetaBlic Sport