Interi do të bëjë transferimin e Andre Onanas së shpejti.
Skuadra italiane i është vënë pas një portieri për ta zëvendësuar Samir Handanovic në fund të sezonit.
“Zikaltrit” kanë shënjestruar portierin e Lyonit, Andre Onana, që është raportuar më herët se palët tashmë kanë një marrëveshje verbale.
Nga një përditësim i ri i gazetarit italian, Fabrizio Romano, ai konfirmon se planet e Onanas janë të qarta dhe se 25-vjeçari do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare po sa të bëhet agjent i lirë në muajt ardhshëm.
“Planet e André Onana janë ende të qarta dhe të konfirmuara. Marrëveshja verbale është arritur me Interin që nga korriku, një marrëveshje katër-vjeçare do të nënshkruhet në muajt e ardhshëm.
“Interi ende nuk është i shqetësuar nga konkurrenca e klubeve të tjera – marrëveshja do të përfundojë pasi Onana të lejohet të nënshkruajë si agjent i lirë”, është shprehur Romano.
Interi pritet të lirojë Samir Handanovic në fund të sezonit pasi i skadon kontrata aktuale dhe nuk do t’i vazhdohet më kontratë e re 37-vjeçarit.
Portieri slloven ka plot 405 paraqitje me Interin në të gjitha garat që nga sezoni 2012/13 kur erdhi në krye të klubit italian.


