Inter ka shkuar në epërsi solide ndaj Salernitanas.
Skuadra e Inzaghit ka krijuar epërsi prej dy golash me rezultatin 0-2 pas 45 minutave të para të duelit, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatorët e golave në pjesën e parë ishin: Perisic dhe Dumfries.
Perisic shënoi në minutën e 11’të të takimit, kurse Dumfries në minutën e 33’të.
/GazetaBlic Sport/


