Sporti

Inter ndalet nga Shakhtari, Ajaxi fiton ndaj Besiktasit

09/28/2021 20:39
nga:Lorik J

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Interit barazoi ndaj Shakhtarit në udhëtim me rezultatin më të padëshirueshëm në futboll 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Inter kishte rastin më të mirë në ndeshje, kur Barella goditi shtyllën nga largësia në pjesën e parë. Poashtu edhe në pjesën e dytë, Inter kishte disa raste të mira -me Correa dhe Skriniar, por portieri Pyatov ishte fantastik me pritjet e tij.

Skuadra italiane ka një pikë pas dy ndeshjeve, po aq sa Shakhtari.

Në anën tjetër, Ajax vazhdoi me paraqitje fantastike, pasi mposhti sot Besiktasin në shtëpi me rezultatin 2-0.

Berghuis dhe Haller shënuan në pjesën e parë për t’i dhuruar fitoren holandezëve. Ajax ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Besiktas mbetet në kërkim të pikëve të para.

/GazetaBlic Sport