Sporti

Inter – Napoli, kjo është nota e Amir Rrahmanit

01/04/2023 22:53
nga:Mergim Rreci

Inter ka triumfuar në derbin e Serie A ndaj Napolit.

‘Neruazzurët’ siguruan fitoren e parë në vitin 2023, fitore kjo shumë e rëndësishme ndaj kryesuesit të tabelës, shkruan GazetaBlic Sport.

Edin Dzeko e shënoi golin e fitores për të drejtuarit e Simone Inzaghit, duke realizuar me kokë në minutën e 56-të për 1 me 0.

Të dy skuadrat kishin edhe raste të tjera, por që gola të tjerë nuk kishte.

Amir Rrahmani u vlerësua me notë 6.7 për paraqitjen e tij të sontme.